Ekspertët kërkojnë transparencë mbi projektligjin e amnistisë fiskale, të hedhur për diskutim nga qeveria.
Për MCN, Brunilda Isaj thotë se ka paqartësi mbi zbatimin e amnistisë, ndërsa theksoi se përpos shërbimeve on-line, autoritetet duhet të mbajnë hapur edhe sportelet për të bashkëvepruar në kohë.



