Kulla 250 milionë dollarë. Projekti arab në bulevardin e ri

Kulla 250 milionë dollarë. Projekti arab në bulevardin e ri

Qeveria ka miartuar një projketligj i cili synon negocimin e një kontrate investimi prej 250 milionë dollarësh nga një kompani private nga Dubai, e cilia ka shprehur interes për ndërtimin e një kulle në zgjatimin e bulevardit të ri të Tiranës. 

Investitori quhet “Al Habtoor Investment LLC”, kurse projekti “Kulla Ikonike e Tiranës”. 

Sipas relacionit të qeverisë, në kërkesën e interesit nga ana e kësaj kompanie është kërkuar transferimi pa kosto dhe në pronësi i një sipërfaqeje prej 25.000 m2, të një parcele trekëndore në zgjatim të bulevardit të ri në Tiranë në këmbim të ofrimit të një sipërfaqeje ambientesh për Bashkinë e Tiranës. 

Po ashtu kërkohet përjashtimi nga taksat doganore, TVSH-ja, tatimi mbi fitimin apo çfarëdolloj takse tjetër mbi kapitalin për 15 vjet nga fillimi i veprimeve tregtare. 

Nisur nga sa më sipër dhe përfitimet që përfaqëson realizimi i këtij projekti për ekonominë shqiptare, por dhe për të qenë transparentë me këtë proces, me anë të këtij ligji kërkohet tagri për fillimin e negociatave me kompaninë e arabe me qëllim arritjen e një marrëveshjeje të favorshme për të dyja palët. 

Shqipëria do të përfaqësohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Ministria e Financave, Bashkia e Tiranës dhe Avokatura e Shtetit. 

“Al Habtoor Investment” është pjesë “Al Habtoor Group”, i themeluar nga sheiku Khalaf Ahmad Al Habtoor. Aktualsiht ajo ka disa investime të rëndësishme në Dubai dhe zotëron 7 prona luksi, kryesisht hotele në Vjenë, Budapest, Londër, Beirut dhe në Springfilld të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy