Sakollari: Paqja fiskale fut në sistem paratë që kanë qarkulluar në të zezë, nxit informalitetin në ekonomi

Sakollari: Paqja fiskale fut në sistem paratë që kanë qarkulluar në të zezë, nxit informalitetin në ekonomi

Pedagogia dhe ekspertja e ekonomisë, Valbona Sakollari, nisjen e zbatimit të paqes fiskale, e sheh si futjen në sistemin bankar të parasë që ka qarkulluar në të zezë.

 

Duke folur për “MCN Economy”, ajo deklaroi se paqja fiskale demotivon biznesin e ndershëm.

 

Sipas saj, një amnisti e tillë nxit informalitetin me idenë që ata që nuk kanë paguar deri tani të vazhdojnë në informalitet dhe që pas disa vitesh do të ketë një paqe tjetër fiskale.

 

Kjo nuk është thjesht një paqe fiskale, një amnisti fiskale, por futja në sistemin tonë ekonomik, të sasisë së parregulluar të parasë. 

Lejon bizneset që kanë përdorur para jashtë sistemit bankar, që t’i formalizojnë dhe t’i fusin brenda sistemit këto para. Sa më i komplikuar të jetë sistemi fiskal, aq më pak transparente është politika e qeverisë. 

 

Paqja fiskale përfshin, tatimin e dakordësuar dhe fshirjen e gjobave, detyrimeve dhe interesave të mbarur, bëhet fjalë për rreth 2 miliard euro të falura. 

Nxit informalitetin me idenë që ata që nuk kanë paguar deri tani të vazhdojnë në informalitet, me idenë që pas disa vitesh do të ketë një paqe tjetër fiskale. Biznesi që paguan dhe biznesi korrekt është ai që nuk i ka shpatullat e ngrohta. 

 

Në fushën e ndërtimit janë 28% e bizneseve që kanë paguar ryshfete në administratë dhe punonjësit publik. Kjo lloj paqe fiskale e propaganduar tani, thellon rrezikun për sjelljen e ardhme të ekonomisë. Krijon paqartësi në buxhetim. 

 

Falja e detyrimeve tatimore më të vjetra se dhjetë vetë, kërkon që të shihet se kush janë bizneset që ju falet detyrimi, ato që janë pasive, ato që nuk kanë fuqi, nuk ka asgjë të keqe që të falet, se aty ka pamundësi për të falur detyrimet dhe gjobat e akumuluara. 

 

Aktualisht në QKB sipas INSTAT janë 245 mijë biznese dhe nga këto 127 mijë janë aktive. Kjo tregon mungesë totale të funksionimit të sistemit fiskal, se i bie që gati 80-90% e bizneseve kanë detyrime të pashlyera. 

 

Pyetja është çfarë ka bërë kjo administratë tatimore? A kanë përgjegjësi? Janë dy palë, jo vetëm biznesi që përfiton, por ai që është arbitri i zhvillimit të rregullt të ekonomisë. Administrata ka qenë inekzistente për sa kohë 2 miliardë nuk janë mbledhur. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy