Privatizimi i pronave publike/ Teliti: Do kthehet në një pazar të madh ku do gllabërohen zonat e lakmuara!  

Privatizimi i pronave publike/ Teliti: Do kthehet në një pazar të madh ku do gllabërohen zonat e lakmuara!  

Këshillitari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti, paralajmëroi në “MCN Economy” se privatizimi i pronave shtetërore do të kthehet në një pazar të madh, ku do të ketë garë për të marrë prona publike.

Teliti tha se do të synohen zona të lakmuara, jo nga investitorë të mëdhenj, por nga miq të oborrit të qeverisë.

Teliti theksoi se do të duhej që shteti t'i zhvillonte vet pronat publike.

 

Drupal Ad

 

 

 

"Sot jemi në një status tjetër, nuk jemi njësoj si në vitin 2006. Sepse po të ishim njësoj, s’do kishim nevojë për ligj dhe VKM. Në parim çdo pronë duhet zhvilluar. Për më tepër duhet të gjenden instrumentet e saktë për ta zhvilluar sa më mirë. Problemi është si do zhvillohet. Historiku është që gjatë kësaj qeverisje kemi ligjin e investimeve strategjike, ku është marrë prona shtetërore dhe private dhe është tjetërsuar. A i kemi ne sot sistemet  e ngritura që të mos lejojmë abuzimet me pronën? Nuk i kemi, këtë e ka pranuar edhe kryeministri, edhe kryetari i bashkisë. Situata që është sot, jua siguroj që do të kthehet në një pazar të madh, ku do ketë një garë të madhe kush do të marrë pronat publike sot. Po flasim për zyra të shtetit, që janë sot në gjendje pune, edhe të rikonstruktuara madje, ku tashmë do hapet një ankand i madh, duke thirrur gjoja investitorë të mëdhenj, por që do jenë miq të oborrit, dhe në zonat e lakmuara do t’u turren dhe do gllabërojnë edhe pronat publike. Çfarë do ndërtohet? Do ndërtohen komplekse të reja pallatesh, ku shteti do të marrë një përqindje të vogël. PD është në parim pro zhvillimit të pronës. Por pronën private ta zhvillojë vet privati dhe pronën publike ta zhvillojë shteti. Mund ta zhvillojë shumë mirë vet shteti. Bëhet fjalë për Tiranën, rrethinat e Tiranës, Durrësin, Vlorën, Sarandën. Pronat shtetërore tashmë do futen në sitën e privatizimit”.

"Kjo është një skemë që në emër të zhvillimit të pronës publike, i ka hapur një derë gjigante abuzimit. Ne jemi pro zhvillimit, por mënyra se si po bëhet, ju siguroj që po hapet një derë e madhe klientelizmi dhe korrupsioni. Drejtuesi i një institucioni shkon te zyra noteriale, bashkë me një sipërmarrje private, dhe firmosin transferimin e pronës publike. Si u vendoskan këto kështu, pa komisione, pa konsultime publike!”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy