Përfaqësuesi i shoqatës së biznesit të vogël, Bujar Muço, thotë se qeveria e ka rënduar biznesin e vogël dhe të mesëm duke favorizuar monopolet.
Në një lidhje për “MCN Informacion” ai u shpreh se biznesi i vogël është shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare, por se politikat keqdashëse kanë favorizuar monopolet.
Biznesi i vogël, i madh dhe fasonët, janë njerëzit që e kanë pësuar më shumë. Në dekadën e fundit qeveria na ka parë si armik, jo si aleat. Por ne jemi kontributorët kryesorë të kësaj ekonomie. Ne jemi shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare.
Politikat keqdashëse kanë favorizuar monopolet. Është ulur euro dhe dollari, janë favorizuar monopolet dhe janë penalizuar bizneset e ndershme. Vetëm në vitin 2015, në dhjetë vitet e fundit janë mbyllur 107 mijë biznese të vogla dhe të mesme.
Këto biznese nuk i ka nxjerrë nga tregu konkurrenca, por prej politikave të gabuara janë detyruar të largohen dhe të marrin rrugën e emigrimit.
Një qeveri e përgjegjshme duhet të jetë në partneritet me qytetarin për të ndërtuar politika stimuluese dhe nxitëse, që të zhvillohet ekonomia.
Ne jemi gjaku i ekonomisë, se kemi një mision shumë të madh, se kemi punësimin dhe fuqinë punëtore më të madhe në këtë kategori biznesi.



