
Gazetari Klodian Tomorri në ‘MCN Economy’ deklaroi se sa i përket situatës hidrike, nuk jemi në ndonjë situatë krize, por siç ai e cilëson është normale sepse kështu ka qenë siç nën mesataren e shumë viteve.
Ai tha se Shqipëria ka probleme me menaxhimin e situatës hidrike, ndërsa shtoi se vendosja e fashës prej 800 kë/h do rriste arsyet e mospagimit të faturave.
Vitet hidrike janë të alternueshëm, ka vite që janë të bollshme, vite të vështirë për thatësirën, ndërsa ky është një vit mesatar dhe jo problematik në prodhimin energjisë. Ajo që ka ndodhur është ajo që ne marrin nga importi, kushton shumë se më përpara. Edhe kur nisi tronditja e krizës ne kishim blerë shumë në sasi, Shqipëria nuk është në krizë problematike të prodhimit të energjisë. Por ajo nuk përkon me konsumin dhe është e detyruar të dalë në import dhe kjo e detyron të shesë lirë dhe të blejë shtrenjtë, dhe del kjo faturë që ne e kemi të zbuluar. Se për çfarë u tërhoq qeveria për fashën e energjisë 800 kë për orë se për shkak të përmirësimit relativ të situatës se dimë këtë, por mund të them se një nga arsyet pse nuk u vendos fasha ishte për shkak se menaxhimi nuk ishte gati dhe ajo është një fashë që krijon shumë probleme me menaxhimin. Rritja marxhinale për fashën është shumë e thellë, kemi katërfishim dhe kjo do krijonte probleme në mos pagesën e energjisë dhe OSHEE e ka pasur këtë frikë.
Më tej ai shtoi se në finale ky është një dështim i reformave dhe se nuk kanë pasur vizion, kanë marrë masa kaotike dhe të momentit. Sipas tij, tarifa 42 lekë për kilovat pasojë e dështimit të reformave.
Tani po falimenton dhe KESH, nëse kjo situata vazhdon dhe për shumë kohë. Pra në thelb ky është problem strategjie dhe reformash dhe këto qa ne shohim tani janë situatë dështimesh. Tarifa 42 lekë për kilovat pasojë e dështimit të reformave. Problemi i sistemit tonë është strukturor, pra paratë që ne kemi hedhur që janë shumë, nuk na kanë sjellë rënien e humbjeve teknike. Për shkak të kësaj mjafton vetëm të shohësh strukturën e energjisë që ne paguajmë sot për të thënë se problemi i energjisë tek ne është strukturor dhe strategjik. Burimet e reja janë masë e mirëpritur që do e lehtësonin krizën por ka probleme të tjera kryesisht ato të menaxhimit që na kanë cubar në këtë situatë.



