Kryeparlamentari Meta dhe Ministri i Bujqësisë, Panariti kanë vizituar një kompleks blegtoral në Libofshë të Fierit, që e kanë cilësuar model suksesi për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Ata i kanë bërë thirrje fermerëve të ndërtojnë modele të tilla, për të përfituar nga fondet e shtetit për sektorin e bujqësisë.



