Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare raporton se ka një rritje të madhe në anëtarësinë e fondeve të pensioneve private gjatë këtij viti.. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 30 shtator 2016 ishte 15,957 anëtarë duke shënuar rritje prej 27.06% krahasuar me fundin e vitit 2015. Shtesa më e madhe e atyre që preferojnë këtë kontribut për sigurimn suplementar të pensionit vjen nga femrat ku rritja është mbi 29 përqind.



