Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të rënda ndaj SPAK, dhe drejtuesve të këtij institucioni.
Nga foltorja e Kuvendit Berisha ngriti pyetjen se pse SPAK nuk heton sarajet e Ramës në Surrel, të deklaruar si të blerë me 2 euro, kur aty shitej me 40 euro metri. Po ashtu ish-kryeministri ka pyetur se pse SPAK, nuk po heton Edi Ramën, Arben Ahmetajn, Agaçin dhe Erion Veliajn, për aferën e inceneratorëve.
Pyesni pak përfaqësuesit e SPAK, KLD e KLGJ e me radhë t’ju thonë pse nuk hetojnë sarajet e Edi Ramës me gjatësi themelesh 57 metra, me oborr 5 mijë metra, të deklaruar se e ka blerë me 2 euro metri në një kohë kur shitet me 20 euro dhe 40 euro në atë zonë.
Pyesni pak pse nuk hetojnë pallatin e familjes Basha, që nuk kanë asnjë faturë tatimore, doganore, bankare, ndërtimore, por shpërblejnë ndërtuesin vetëm para tre javësh me 11 milionë euro! me 99% të fondit limit dhe të vetëm në garë.
Pyesni pak këtë drejtësi pse nuk hetojnë Arben Ahmetajn, Agaçin dhe Erion Veliajn?!
Pyesni pak këtë drejtësi pse nuk hetojnë Arben Ahmetajn, Agaçin dhe Erion Veliajn për aferën e tmerrshme të djegësve, të firmosur nga kryeministri si kontratë, duke deklaruar se shkela ligjin, me një procedurë antiligjore që mund ta përdorin vetëm hajdutët e nivelit më të lartë?!
Çmimet e larta të ushqimeve dhe karburanteve, duhet të jenë nën fokusin e hetimeve që duhet të bëjë drejtësia vijoi më tej gjatë fjalës së tij në Kuvend ish-kryeministri Berisha.
Pyesni pak këtë drejtësi që këta këtu i thurin lavde dhe apoteoza pse i blini çmimet e ushqimeve 7% më shtrenjtë se europianët?!
Çfarë ka ndodhur këtu?!
Bëjnë ndonjë hetim këta?
Pyesni pak, pse e blini naftën njëlloj sa gjermanët?!
Këtu u dhanë shifra. Por do t’i shtoj një të dhënë Dash Sulos.
Në vitin 2013, Ballshi prodhonte 100-150 mijë ton D2. Pra, pot ë shtojmë dhe importin, konsumi i naftës ishte rreth 700 mijë tonë.
Dhe qarkullonin në vend. Po sot, ku janë? Sot ministrja raporton këtu, naftën transit për në Kosovë dhe Serbi si naftë që hyn në Shqipëri.



