
Procesi i nisur nga qeveria në vitin 2022 për rishitjen e kateve të ndërtuara pa leje ose në kundërshtim me lejen ekzistuese, në favor të ndërtuesve, ka shkaktuar debat të gjerë publik dhe profesional.
Edhe pse është një ndër vendimet më të rëndësishme në fushën e urbanistikës dhe legalizimeve, mbi ecurinë e këtij procesi janë dhënë shumë pak detaje.
I ftuar në “MCN Economy”, urbanisti Gentian Kaprata e ka cilësuar këtë nismë si antikushtetuese dhe tërësisht të pamoralshme.
Kjo është antikushtetuese. Si urbanist, i referohem Kushtetutës, konkretisht nenit 118, pika 2, që përcakton qartë si mund të hartohet një Vendim i Këshillit të Ministrave (VKM) në përputhje me ligjin. VKM-ja që nisi këtë proces nuk i përmbush këto kritere.
Sipas tij, vendimi fillestar nuk kishte as bazë ligjore dhe as standard moral.
Nuk di nëse është ligjore, por e sigurt është që nuk është e moralshme. Megjithatë, ata e kanë bërë.
Dhe në vitin 2023 kanë prodhuar një ligj nr. 66, që i jep fuqi të ligjshme këtij procesi, pavarësisht se sa i padrejtë mund të jetë.
Përmes këtij ligji, çdo abuzim urbanistik faktikisht legalizohet, duke e kthyer padrejtësinë në standard të pranueshëm.
Kaprata pohon se sot janë pesëfishuar ndërtimet me shkelje që nga viti 2014 dhe kjo të çon te problemi i mungesës së një sistemi ligjor që prodhon ndërtesa të paligjshme.
Ne vitin 2014 ishin 3-4 mijë në tërë Tiranën, kurse tani mund te jenë katër ose pesëfishuar, nëse ti nuk arrin të ndërtosh një sistem ligjor që të funksionoj në një mënyrë të tillë që ti të marrësh leje, ta kesh te lehte, etj, domosdoshmërisht këtu shkon puna.
Në vitin ‘98 kur ëhste bërë ligji i parë për legalizimet, kanë qene për tu legalizuar 13 mijë ndërtesa informale ne periferinë e Tiranës kurse sot jemi duke fol për 500-600 mijë ndërtesa informale. Pra, nëse ne do ta kishim zgjidhur që atëherë me një qasje ligjore liberale, pra ne nuk kemi një sistem ligjor qe prodhon ndërtesa te ligjshme si ne tere boten.
Këtu problemi më i madh është siguria, se çfarë ndodh me këta banorë, ata aty nuk janë të sigurt.



