BSh: Bie totali i depozitave në lekë dhe valutë (VIDEO)

BSh: Bie totali i depozitave në lekë dhe valutë (VIDEO)

Banka e Shqipërisë raporton se është ulur totali i depozitave si në lekë dhe në valutë.  Raporti hedh dritë po ashtu edhe në nivelin e kreditimit në vend, që në muajin prill ka rënë përsëri. Risi në muajin prill është rritja e kredisë në lekë më shumë se sa në valutë.

Depozitat si në lekë ashtu edhe në valutë për muajin prill kanë pësuar rënie në të gjithë sektorët. Pa shpjeguar se cilët janë për këtë ulje, Banka e shqipërisë në raportin statistikor për muajin prill tregon se totali i depozitave në lekë arriti në 458.9 milionë lekë nga 461.1 që ishte në muajin mars. Po ashtu edhe në valut kanë rënë nga 542.1 milionë që ishte në 539.6 milionë lekë. Në këtë situatë mund të ndikojë edhe luhatja në kurs pasi njerzit preferojnë të mbajnë paratë në bankë, duke mos bërë lëvizje dhe për pasojë duke mos ndikuar pozitivisht edhe në rritjen e depozitave.

Ndër të tjera raporti është fokusuar edhe tek kreditimi, që është një nga sfidat e këtij viti, si dhe kërkesa kryesore që i është bërë Bankës së Shqipërisë, nga qeveria ministria e Financa por edhe ndërkombëtarët për rritjen e kredisë për biznesin.

Mirëpo pavarësisht kësaj kreditimi pas përmirësimit  në muajin mars që arriti në 547.3 milionë lekë, ka zbritur përsëri në 545.7 milionë lekë. Ajo që vihet rë në këtë kategori është dominimi i tregtisë në lekë. Sipas raportit për muajin e katër të vitit kredia në lekë ka arritur në shifrën e 274.1 milionë lekë duke u rritur ndjeshëm ndërsa kredia në valutë ka rënë me 2.7 milionë nga marsi në prill.

Në total ajo ka arritur  në 271.6 milionë, dhe sektori më i kredituar kanë qenë korporatat jofinanciare, pasuar nga sektorë të tjerë rezident si dhe korporatat jofinanciare publike.

Ndërkohë Tirana është qyteti që ka marrë më shumë hua në periudhën e parë të vitit. Nga 546.7 milionë hua e dhënë  403.9 milionë është dhënë për kryeqytetin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy