Eksportet kanë vijuar me ecurinë e tyre pozitive edhe në muajin tetor. Sipas të dhënave të INSTAT, për 10-mujorin, kompanitë shqiptare shitën jashtë vendit 225 miliardë lekë mallra, me një rritje prej 13.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.



