
Në artikullin me titull “Nga bitcoini në Belize, asetet më të mira dhe më të këqija në botë për vitin 2017”, televizioni Bloomberg përmend edhe performancën e lekut shqiptar.
"Bloomberg" e rendit atë në performancën e gjashtë më të mirë të vitit, ku sipas tabelës së paraqitur rezulton se gjatë vitit 2017 leku shqiptar ka fituar 14,5 për qind kundrejt dollarit amerikan. Në vendin e parë renditet Mozambiku, pastaj Republika Çeke, Polonia, Serbia dhe Moldavia. Vendin e fundit e zë Uzbekistani, monedha e të cilit ka humbur 60 për qind krahasuar me dollarin.
Ndërkohë, edhe Banka e Shqipërisë në raportin e fundit vlerësoi lekun me mbiçmim real vjetor 4.6 për qind kundrejt valutave kryesore. Mbiçmimi vjetor i lekut kundrejt euros rezultoi mesatarisht 2.9 % në tremujorin e tretë të vitit. Krahasuar me fund shtatorin e 2016, leku ka fituar rreth 4 pike ndaj euros dhe 9 pike ndaj dollarit amerikan.



