
Qeveria shqiptare e mbylli tremujorin e parë të vitit me buxhet në suficit, duke realizuar më shumë të ardhura, por duke shtrënguar dorën tek shpenzimet, sidomos për shtresat në nevojë. Në statistikat fiskale të Financave pagesat e papunësisë dhe ndihma ekonomike kanë rezultuar me rënie, po ashtu edhe kompensimi i pronarëve.



