Qeveria ka prezantuar një program, përmes të cilit synon transformimin e sipërmarrjeve në vend.
Është parashikuar dhënia e një kredie me vlerë totale 250 milion euro, ndërkohë kryeministri Rama tha se një projekt i tillë do të përgatisë bizneset për tregun evropian.
Ministria e Ekonomisë deklaroi se do të nisë një fushatë informimi në çdo biznes të vogël dhe të mesëm.



