Ndonëse qeveria ka dhënë me koncesion mirëmbajtjen e rrugës së Kombit, i cili nis operimin në mars 2017, një fond prej 164 milionë lekë do të prokurohet për mirëmbatjen e Tunelit të Kalimashit. Dashamir Xhika, Drejtor i ARRSH-së i tha Tema TV se kemi të bëjmë me një kontratë mirëmbajtje provizore për Tunelin e Kalimashit dhe jo koncesion. Xhika tha se kjo kontratë do të ndërpritet menjëherë pas fillimit të operimit të koncesionarit të rrugës së Kombit.
Ndërkohë vetëm një muaj më parë qeveria vendosi të japë mirëmbajtjen e rrugës së kombit me Koncesion, papritur nxjerr nga arka 164 milionë lekë për mirëmbajtjen vetëm të Tunelit të Kalimashit.



