Sipas Bankës së Shqipërisë, në Shqipëri nuk kanë hyrë euro me origjinë të dyshimtë duke shtuar flukset dhe duke sjellë zhvleftësimin e saj.
Në një analizë të gjatë dedikuar kursit të këmbimit, Banka e Shqipërisë konkludon se shtimi i flukseve i dedikohet tërësisht përmirësimit të bilancit tregtar të vendit, remitancave dhe investimeve të huaja.



