Zhbllokohen llogaritë në MCA e Final/ Muja për mikrokreditë: Zgjidhja më e mirë, të menaxhohen nga likuidatori

Zhbllokohen llogaritë në MCA e Final/ Muja për mikrokreditë: Zgjidhja më e mirë, të menaxhohen nga likuidatori

Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar 11 bankave të nivelit të dytë të zhbllokojnë llogaritë e klientëve të MCA e Final, dy institucione të mikrofinancës të përfshira në skemën e mashtrimit me mikrokreditë.

Presidentja e Shoqatës së Mikrokredisë Arlinda Muja tha në "Mcn Economy" që nuk beson se do të funksiononte skema për kthimin në bankat e origjinës të kredive shlyerja të cilave vijon normalisht.

Ajo thekson se kjo do të krijonte një ngërç në strukturën e biznesit. Muja vë në dukje se “zgjidhja më e mirë do të ishte të menaxhoheshin nga likuidatori që do të caktohet për të menaxhuar situatën”.

BSH ka bërë me dije se janë duke u studiuar disa mundësi, si kthimi në bankat e origjinës e atyre kredive shlyerja të cilave vijon normalisht. E pyetur a mund të funksionojë kjo skemë, Muja përgjigjet:

Unë mendoj që jo. Arsyeja pse bankat dhe institucionet kredidhnëse marrin vendimin për t’i shitur kreditë është se ata s’kanë burimin e nevojshëm për t’i mbledhur. Fokusi i biznesit të tyre është në kredidhënie dhe do shfokusonte biznesin dhe drejtimin e burimeve që ata kanë drejt mbledhjes së borxhit të keq të vjetër. S’besoj se do ishte zgjidhja më e mirë, do vendoste në ngërç institucionet bankare dhe institucionet e tjera që mund të kenë shitur këto kredi. Unë mendoj që zgjidhja më e mirë do të ishte të menaxhoheshin nga likuidatori që do të caktohet për të menaxhuar situatën, ai do ketë nevojë për burimet e veta dhe punësimin e disa ekspertëve.  Jo të gjitha rastet janë njësoj, duhen shqyrtuar një nga një. S’mund të merren vendime në grupe. Duhen parë në detaje, dhe duhet negociuar me çdo klient një nga një mbi mundësitë e tyre të pagesës. Do duhen 30 persona burime njerëzore, që të shqyrtojnë çdo rast një nga një dhe të ndërmarrin vendimin e duhur. S’ka zgjidhje ideale dhe absolute. Do duhet që të gjithë palët të kontribuojnë. Nëse bisedat me bankat për t’i marrë mbrapsht është bërë, dhe ata e kanë pranuar për ta dhënë këtë ndihmë, mund edhe të funksionojë, ky nuk është një paragjykim, por në mendimin tim do krijonte ngërç në strukturën e tyre të biznesit”.

Muja thotë se ashtu siç janë zhbllokuar llogaritë bankare të klientëve, ashtu duhen zhbllokuar edhe pronat e bllokuara padrejtësisht.

“Nëse është bërë gabim bllokimi i llogarive bankare, ashtu është bërë në mënyrë të padrejtë edhe bllokimi i pronave. Duhen zhbllokuar nëse janë bërë në mënyrë të padrejtë. Kam dëgjuar edhe raste ku klientët kanë paguar dhe i kanë pronat akoma të bllokuara duhen marrë masa”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy