Rishikimi i skemës së pensioneve/ Radonshiqi: Aktualja është problematike! Hoxha: Pensioni bazë të ishte 250 mijë lekë

Rishikimi i skemës së pensioneve/ Radonshiqi: Aktualja është problematike! Hoxha: Pensioni bazë të ishte 250 mijë lekë

Qeveria po diskuton përsëri premtimin për skemë të re pensionesh, ndërkohë që vitin e ardhshëm, është premtuar dyfishim i bonuseve, ashtu si dhe indeksim në muajin prill. 

 

Për të folur lidhur me ketë në “MCN Economy” ishte eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha dhe ekspertja e Ekonomisë, Romina Radonshiqi.

 

Ekspertja e Ekonomisë, Romina Radonshiqi, vuri në dukje se skema e pensioneve ka sfida të mëdha dhe se niveli i përfitimeve mbetet mjaft i ulët për të siguruar një jetesë normale.

 

Qeveria ka kohë që po punon me skemën e pensioneve, se si të reformohet dhe po jepen bonuse të pamjaftueshme, po më duket si indicie që qeveria e ka në fokus. Një nga arsyet që është vendosur ulja e TVSH-së 6% është për të ndihmuar këto grupe vulnerabël. Së pari po mundohet të jetë në fokus pensionisti. 

 

Qeveria ka dy sfida, e para është se skema e pensioneve është problematike, edhe nëse raporti do të bëhet 1 me 1 (një përfitues me një kontribuues), përsëri niveli i pensioneve është i pamjaftueshëm që pensionisti të bëjë një jetë normale. Duhet një reformim i kësaj skeme. 

 

Pjesa më e madhe e pensionistëve që dalin sot në pension janë me pension të pjesshëm. Edhe nëse raporti do të ishte 1 me 5, nuk do të kishte ndikim që të krijonte një nivel të mjaftueshëm pensioni. Kemi një deficit në këtë skemë.

 

Nga ana tjetër, eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha, u tregua më kritik ndaj situatës aktuale, duke e cilësuar skemën si të dështuar në mbulimin e shpenzimeve të veta me të ardhurat që grumbullon.

 

Si po e mbajmë këtë skemë që kemi, që po të futemi këtu dhe atje, fakti që është hedhur ideja për ndryshimin e skemës së sigurimeve shoqërore do të thotë se ka probleme. Kështu si është kjo skemë, çfarë të meta ka, në çdo skemë të sigurimeve shoqërore nuk duhet që të shfaqen më këto probleme. 

 

Në aspektin makroekonomik pretendohet që të jetë një skemë që të mos jetë deficitare dhe nga ana tjetër kemi kërkesat e qytetarëve që duan, që këto të ardhura që marrin si pension janë të pamjaftueshme për të jetuar. Për mua kjo skemë është e dështuar sepse s'ka mbuluar me të ardhurat e veta shpenzimet.

 

Ideja është se si do të vazhdohet, sepse s'mund të vazhdohet mitë këto arnime. Nëse do të matej me PBB, pensioni bazë sot duhet të ishte 250 mijë lekë. Premtimi i kryeministrit për pension 400 euro është demagogji.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy