Ndërtimet pa leje/ Dervishi: Oligarkëve ua legalizon kundrejt blerjes! Dyfytyrësi nga qeveria

Ndërtimet pa leje/ Dervishi: Oligarkëve ua legalizon kundrejt blerjes! Dyfytyrësi nga qeveria

Inxhinieri gjeodet Raimond Dervishi duke folur në “MCN Economy” për ndërtimet pa leje tha se ka një dyfytyrësi të qeverisë, ku oligarkëve ia legalizon ndërtimet kundrejt blerjes, praktikë që nuk zbatohet për të tjerët. Dervishi vuri po ashtu në dukje se VKM-ja për ndërtimet pa leje është pa bazë ligjore dhe është shpikur vetëm për të bërë qoka. Sipas tij jemi i vetmi vend në botë ku firmos kryeministri për lejet e ndërtimit.

 

Në definicion të ligjit objektet në Theth nuk ishin ndërtim pa leje. S’duhet të lejoheshin aty sepse prishin pamjen panoramike. Por aksioni në Theth dhe aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje është një show, që qeveria e mban të karikuar në kulmin e sezoneve turistike, dhe është një keqdashje. Edhe këto që po heqin në qytet vetëm kanë ndryshuar look-un, po heqin vetëm xhamat, hapësirat publike po i mbajnë prapë. Pra nuk ishte një hapësirë për lirimin e hapësirave publike.

Kjo qeveri bën dyfytyrësi, ku oligarkut ia legalizon ndërtimet pa leje kundrejt blerjes, një ish-deputeti të vet ndërkohë që tre vilat e fundit u shembën me eksploziv. Ligji i trajton si të barabartë njerëzit. Ky është standard i dyfishtë i sjelljes së qeverisë, ajo VKM është totalisht korruptive. Është pa bazë ligjore dhe është shpikur vetëm për t’i bërë një qokë dikujt që ka ndërtuar pa leje. Ka shumë vakume ligjore dhe e para fillon te sektori i licensimeve. Është një licensim i kuadrit të vjetër fare, kinez. Ligjin e inxhinierit s’e përafrojnë me legjislacionin europian. Prandaj s’e bëjnë urdhrin e inxhinierit që ia ngarkon ligji që nga 2009. Jemi i vetmi vend në botë ku firmos kryeministri për lejet e ndërtimit. Korrupsioni është aq i madh sa paratë duhet të përqendrohen në një dorë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy