Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, duke folur në Konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Zhvillimit të Kromit, tha se mbyllja e një miniere nuk ka vetëm kosto ekonomike, por edhe sociale.
Gjiknuri bëri të ditur se po përgatiten vendime konkrete, siç është marrë tashmë një vendim, duke ndryshuar çmimet e referencës së eksportit të kromit.



