Sigurimi i detyrueshëm në sektorin e transportit/ Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Presidentit

Sigurimi i detyrueshëm në sektorin e transportit/ Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Presidentit

Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave rrëzoi sot dekretin e presidentit për kthimin e ligjit ”Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Ligji, sipas kreut të komisionit, Anastas Angjeli, pritet të sjellë një përmirësim të mbrojtjes së konsumatorveë, reduktimi të automjeteve që qarkullojnë të papajisur me policën e sigurimit, përmirësimin e afateve të proceduraepër dhënien e dëmshpërblimit dhe rritjen e masës të dhënies së dëmshpërblimit.

Këshilltari ligjor i Metës, Bledar Dervishaj tha se sot për sot, pagesa e siguracionit sipas historikut të aksidenteve është i pazbatueshëm.

Por, për mazhorancën, ky argument i Presidentit konsiderohet si opinion dhe nuk ka bazë juridike për shkelje kushtetute.

“Në këtë argumentim të dekretit, nuk ka asnjë refernecë se cilin nen të Kushtetutës ka shkelur Komisioni i Ekonomisë gjatë shqyrtimet. Ka vetëm interpremtime”, u shpreh Angjeli.

Ky projektligj, synon të rregullojë edhe afatet për pagesat e dëmshpërblimeve nga aksidentet dhe të rrisë gjobat për shoqëritë e sigurimit që shkelin ligjin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy