Shqipëria dhe Ukraina firmosin marrëveshje për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave

Shqipëria dhe Ukraina firmosin marrëveshje për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave

Shqipëria dhe Ukraina kanë nënshkruar një marrëveshje dypalëshe për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave, me synimin për të lehtësuar dhe përshpejtuar lëvizjen e pasagjerëve dhe qarkullimin e mallrave mes dy vendeve.

 

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, dhe zëvendësministri i Komuniteteve, Territoreve dhe Zhvillimit të Infrastrukturës së Ukrainës, Serhiy Derkach.

 

Ky dokument krijon një kuadër të ri bashkëpunimi në fushën e transportit rrugor dhe pritet të kontribuojë në rritjen e shkëmbimeve ekonomike, tregtare dhe logjistike ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës.

 

Sipas palëve, harmonizimi i marrëveshjes me zhvillimet më të fundit në kuadër të marrëveshjes së transportit rrugor ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ukrainës do të ndihmojë në përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës logjistike, efikasitetit të transportit dhe lidhjeve tregtare ndërkombëtare.

 

Marrëveshja konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe integrimit më të madh të rrjeteve të transportit mes dy vendeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy