20% e rrugëve do bëhen me pagesë/ Meçe: Financimi rrit kostot. Caca: Çmimi shumë i lartë

20% e rrugëve do bëhen me pagesë/ Meçe: Financimi rrit kostot. Caca: Çmimi shumë i lartë

Debati mbi përdorimin e partneriteteve publike-private (PPP) në ndërtimin e infrastrukturës rrugore në Shqipëri mbetet i ndezur, mes akuzave për korrupsion dhe argumenteve për domosdoshmëri zhvillimi. 

 

Inxhinieri Arben Meçe dhe arkitekti urbanist Gjergji Caca duke folur për emisionin “MCN Economy” ndajnë dy këndvështrime që bien dakord për nevojën e analizës së thelluar dhe transparencës.

 

Inxhinieri Arben Meçe thekson se PPP-të nuk duhen parë automatikisht si burim korrupsioni, por si një instrument që kërkon vlerësim profesional. 

 

Sipas tij, debati shpesh mbetet në sipërfaqe dhe nuk hyn në analizën konkrete të projekteve. Ai paralajmëron gjithashtu se një pjesë e konsiderueshme e rrugëve mund të kalojë drejt tarifimit.

 

Qeveria s’ndalet, 20% e rrugëve do bëhen me pagesë. Kur diskutojmë për PPP-të gjithmonë na shkon mendja te problematika e korrupsionit të madh që bëhet me PPP-të dhe nuk futemi thellë në gjykimin se pse duhet doemos PPP-të”, shprehet Meçe.

 

Ai shton se çdo kontratë duhet të kalojë në një filtër të fortë ekonomik dhe teknik, duke kundërshtuar krahasimet e përgjithshme mes projekteve rrugore.

 

Miratimi i një kontrate PPP duhet t’i nënshtrohet një debati të mirëfilltë ekonomik dhe teknik. Nuk krahasohen dy rrugë me njëra-tjetrën për shkak të kushteve, terrenit etj.

 

Sipas Meçes, faktorë si distanca e transportit të materialeve dhe trajtimi i tyre ndikojnë drejtpërdrejt në koston përfundimtare. 

 

Në rrugë kosto nuk është gërmimi, kosto është transporti nga pika e marrjes deri në objekt dhe pastaj trajtimi i materialit në objekt. Sa më larg të jetë materiali aq më shtrenjtë do jetë rruga. Te rruga e Kombit kostoja arriti 600 milionë euro, por sot ka vajtur 1 miliardë. Kostoja e veprave të artit në rrugë cilësore është shumë më e lartë. Uji është armiku numër një i rrugëve. 

 

Nga ana tjetër, arkitekti urbanist Gjergji Caca e sheh problemin jo te vetë mekanizmi i PPP-ve, por te mënyra e zbatimit të tyre. Ai kritikon perceptimin e përgjithshëm që demonizon këtë formë financimi, duke theksuar se ajo përdoret gjerësisht në botë.

 

Problemi është si e ke përdorur mekanizmin, nëse ke pasur korrupsion apo mekanizmi që PPP-ja e ka fajin. Tjetër punë si zbatohet, të bëjmë tendera jofiktiv.

 

Ai nënvizon rëndësinë e analizës së fizibilitetit dhe rolit të ekspertëve në vendimmarrje. 

 

Një grup ekspertësh bëjnë analizimin a është rentabël dhe mbi këtë lind dhe mënyra e financimit.

 

Caca vë në dukje gjithashtu mundësitë që Shqipëria ka për financime alternative, si grantet nga Bashkimi Europian, si dhe problematikën e kostove të larta për kilometër. 

 

Shqipëria mund të marrë 92 milionë euro nga BE në formë grantesh për rrugës. Shqipëria nuk ka lidhshmëri me rrjetin europian të rrugëve. Ne e kemi shumë të lartë të deklaruar koston për kilometër. Jemi gati sa Austria mos më shumë. Nuk mund të jemi në gjithë Republikën e Shqipërisë me 12 milionë euro për kilometër sa e kemi ne.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy