13 bashki shqiptare s'paguajnë sigurimet shoqërore për punonjësit, ja kush janë

13 bashki shqiptare s'paguajnë sigurimet shoqërore për punonjësit, ja kush janë

Në listën e gjatë me 18 500 biznese që rezultojnë debitore pranë autoriteteve fiskale, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve paralajmëron për bllokim të llogarive bankare edhe 13 bashki.

9 prej tyre kanë hyrë në listën e borxhit tatimor pas bashkimit që ndodhi nga reforma administrativo – territoriale. Detyrimi që zyrat e pushtetit lokal kanë në tatime lidhet me mosderdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore për një pjesë të stafit të tyre.

Në listën që tatimet kanë nxjerrë në faqen zyrtare duket që një pjesë e këtyre detyrimeve është krijuar vite më parë. Ka institucione të cilat nuk kanë derdhur kontributet në vitin 2012-të, e të tjera të cilat janë klasifikuar si debitore këtë vit. Drejtoritë e ujësjellësit, qendrat kulturore e madje vetë zyrat e punësimit, nuk kanë paguar sigurimet për stafin e tyre.

Tatimet kanë lënë 30 ditë kohë për të bërë derdhjen e detyrimit, ku nëse arrihet një marrëveshje, shumë prej institucioneve do tu jepet mundësia të paguajnë me këste, në të kundërt, do të nisë bllokimi i parave në bankë.

Pas 60 ditëve, nëse nuk do të ketë reagim masa e dytë është vendosja e sekuestros mbi pasurinë. Autoritet lokale kanë afro 65 milion euro borxhe ndaj palëve të treta, ndërsa Ministria e Financave një vit më parë hartoi një ligj i cili detyron këto autoritet që të shlyejnë të gjitha detyrimet./Tv Klan

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy