Ekspertja e sigurisë ushqimore Ana Vuksani thotë se bujqësia shqiptare aktualisht është në rënie të lirë.
Nga studio e “MCN Economy”, ajo ngriti nevojën për formalizimin e të gjithë fermerëve.
Sipas tij, politika subvencionuese e qeverisë shqiptare për fermerin, jo vetëm që nuk është adresuar saktë, por dhe ndihma që jepet është një shifër e papërfillshme.
Bujqësia shqiptare aktualisht është në rënie të lirë. Aktualisht kemi humbur IPARD 3, 140 milionë euro që do të injektoheshin në sektorin bujqësor.
Politika subvencionuese e qeverisë shqiptare për fermerin, jo vetëm që nuk është adresuar saktë, por dhe ndihma që jepet është një shifër e papërfillshme krahasuar me vendet e rajonit, Kosova dhe Maqedonia.
Nëse duam të jemi konkurrues, kostot e produkteve do të duhet të dalin me të njëjtën kosto. Nëse nuk kujdesemi që çdo fermer që del në treg të jetë i formalizuar, vështirësia do të jetë e madhe.
Pa një formalizim të ekonomisë, e kemi të vështirë të dalim me deklarata për mbi kompensim apo kompensim. Aktualisht importi e nis me 20% më shumë fitim se fermeri.
Sot bujqësia shqiptare është një nga sektorët që kontribuon dhe merr mbas financim as 1% të GDP. Ne kemi një strategji të zhvillimit rural, ku një nga shtyllat ku mbështeteshim ishin fondet e IPARD, të cilat ranë.
Nuk ka një strategji të mirëfilltë se si do të dalë bujqësia shqiptare nga kjo gjendje.



