Ish-Zëvendëskryeregjistruesi Flamur Çollaku tha në “Mcn Economy” se IKMT për sa kohë varet nga bashkia nuk i kontrollon dot lejet e dhëna nga bashkia, pasi duhet të jetë i pavarur.
Sipas tij ka shembuj kur IKMT hesht, apo vepron me aksione dhe veprime selektive. Çollaku tha se në bllokun 5 maj është bërë gjenocid dhe SHISH duhet të kishte dalë me raport për këtë rast.
“Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtes së Territorit është ekzekutues, është parandalues, është kontrollues dhe mbikqyrës. Kontrollues dhe mbikqyrës është mbi zbatimin e lejeve të ndërtimit. Sepse kanë në hierarki IKMT-në ato dhe duhet të kordinojnë. Ky kordinim me IKMT s’është i saktë, sepse IKMT varët nga bashkia dhe kur jep një leje bashkia s’e kontrollon dot.
Duhet të jetë i pavarur që të kontrollojë. Kur fillon zbatimi i një lejeje ndërtimi, IKMT ka detyrë të kontrollojë zbatimin e lejes, por lejen e ka dhënë bashkia, s’mund ta kontrollojë ai! IKMT vepron pavarësisht inspektoriateve të tjera. Kemi raste rehabilitime blloqesh, që ka prekur sheshet e pallateve, dhe inspektoriati s’vepron. Nëse një shesh është 1 mijë metra/katror, s’ka të drejtë të fusë rrugë bashkia.
Kjo cenon kondicionin urban si apartament. Këtë duhet ta kontrollojë IKMT. Ata kanë edhe një rregull tjetër, nëse nuk kontrollojnë shkeljet në zonë, vihen në përgjegjësi penale, të gjitha këto anashkalohen, dhe bëhen problematike për rregullimin e një banjoje, çatie. Kemi shembuj të tjerë, është dhënë leja e ndërtimi, është mbuluar shtëpia e tjetrit, dhe heshtin inspektoriati, sepse e ka dhënë bashkia s’mund të godasë bashkinë. Kanë dale jashtë loje dhe veprojnë me aksione, veprime selektive”.



