Qeveria shqiptare ende nuk ka arritur një dakordësi me FMN për rritjen e pagave dhe të pensioneve. Këtë e tha në Uashington ministri i financave, Arben Ahmetaj gjatë një interviste me Zërin e Amerikës. Megjithatë Ahmetaj ka shtuar se niveli i rritjes së pagave në fund do të jetë në vullnetin politik të kryeministrit.



