Nunaj: Duhet të realizohet një unifikim tregu mes Shqipërisë dhe Kosovës

Nunaj: Duhet të realizohet një unifikim tregu mes Shqipërisë dhe Kosovës

Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj tha ditën e sotme në emisionin MCN Economy se niveli i volumeve tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovë është i ulët. Ekspertja tha se duhen unifikuar politikat mes dy shteteve dhe kjo gjë do i ndihmonte ato ta shihnin njëra-tjetrën si partnerë.

Nëse ne do të synojmë një bashkim gjykoj që bashkimi i parë nis nga bashkimi ekonomik. Nëse do mendojmë në mënyrë të kufizuar asnjeherë nuk do arrijmë objektivat që të jemi konkurrues. Nëse flasim për nivelin e volumeve tregtare niveli i volumeve të tyre është i ulët nga ç'duhet të jetë. Duhet rritje e vullnetit politik mes palëve. Duhen unifikluar politikat. Kjo do i ndihmonte palët ta shihnin njëri tjetrin si partnerë. Të mos krijohen pengesa për bizneser, procedurat doganore, taksat . Nëse e trajtojmë marrëdhënie mes vendeve nuk kërkojmë gjëra që e penalizojnë. Trajtimi me dy standarde krijon distanca. Këto elemnetë do ndikonin në përmirësimin e bilancin tregtar.

Nëse nuk realizojmë një unifikim tregu Shqipëri Kosove si do e realizojmë në Ballkanin Perendimor dhe pastaj në BE. Çdo bashkëpunim dhe konkurrencë të rrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy