Hapet panairi i agroturizmit “Promovo dhe bli produkte shqiptare” në Durrës

Hapet panairi i agroturizmit “Promovo dhe bli produkte shqiptare” në Durrës

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi mori sot pjesë në hapjen e Panairit të agroturizmit, “Promovo dhe bli produkte shqiptare” në Manzë, Durrës.

E shoqëruar nga kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako, Ekonomi vizitoi stendat e këtij panairi, ndërsa nxiti promovimin e produkteve shqiptare.

Qëllimi i këtij panairi është promovimi i produkteve bio të fermave të zonës, por edhe i produkteve të përpunuara të punishteve tradicionale.

Nga ana e saj, kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako u kërkoi banorëve të zonës, që së bashku të punojnë për ta kthyer këtë panair në një traditë të përvitshme.

 “Blini prodhime ‘Made in Albania’” është një ndër motot kryesore që shoqëron aktivitetet e Ministrisë së Ekonomisë dhe Zhvillimit Rural, e cila synon nxitjen e prodhimit vendas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy