Rama: Bajpasi i Vlorës hapet përfundimisht më 9 korrik

Rama: Bajpasi i Vlorës hapet përfundimisht më 9 korrik

Bajpasi i Vlorës, aksi i ri panoramik që lehtëson qarkullimin e automjeteve gjatë sezonit turistik dhe jo vetwm, do të hapet së shpejti.

Rama thotë se ky segment rrugor do të jetë i aksesueshëm në të gjithë gjatësinë e tij nga data 9 korrik.

Mirëmëngjes nga Bajpasi i Vlorës që do të hapet përfundimisht më 9 korrik, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.

Rruga lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë.

Rruga e re me gjatësi 29 km vlerësohet një ndër segmentet me impaktin më të lartë turistik që do të ndikojë ndjeshëm në lehtësimin e trafikut në qytetin e Vlorës. Ajo nis nga rrethrrotullimi, në fund te autostradës Levan-Vlorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy