Tomorri: Ekonomia u tkurr me 11 %, shifër që Shqipëria nuk e kishte provuar as në vitin ‘97

Tomorri: Ekonomia u tkurr me 11 %, shifër që Shqipëria nuk e kishte provuar as në vitin ‘97

Mbyllja e ekonomisë në kushte jo vetëm pandemike por edhe të periudhës së tërmetit, për gazetarin ekonomik Klodian Tomorri, i ftuar në “Arnautistan” në MCNTV, solli rritje ekonomie tejet negative.

Sipas tij, vendi gjatë gjithë vitit të kaluar ishte me rritje negative, ekonomia e së cilës u tkurr me 11%, me terma vjetor, duke përjetuar një shifër që nuk e kishte provuar as gjatë periudhës fatkeqe të vitit 1997.

“Rritja ekonomike ishte negative, por hyri në territor negativ që në tremujorin e parë të viti 2019, dhe me gjasë do të ishte e tillë edhe në tre mujorin e parë të vitit 2020. I gjithë viti i kaluar ishte me rritje negative përveç tremujori të katërt dhe kulmi ishte tremujori i dytë i vitit, periudha pra prill-qershor, kur ishte edhe mbyllja totale kur edhe ekonomia u tkurr me 11 % me terma vjetor, që ishte një shifër që Shqipëria nuk e kishte provuar ndonjëherë as në vitin 1997, kurse në total te viti 2020, rënia ishte 4 %. Ky ishte një vit që goditi që goditi më fort vendet e varfra dhe vendet në zhvillim, sepse nuk kanë buxhete për të absorbuar kriza të tilla, por që sigurisht janë vende më dinamike të cilat e marrin veten më shpejt nga ekonomitë e tjera”, tha Tomorri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy