Projekti i Portit të Durrësit/ Goce: Qeveria gjithçka ja kalon privatit, asnjë zhvillim në ekonomi

Projekti i Portit të Durrësit/ Goce: Qeveria gjithçka ja kalon privatit, asnjë zhvillim në ekonomi

Aktivisti Ervin Goce nga studio e lajmeve në MCN TV teksa është komentuar mbi projektin e Portit të Durrësit u shpreh se qeveria shqiptare çdo investim ja kalon privatit dhe në këtë mënyrë nuk ka asnjë zhvillim në ekonomi.

Më shqetësojnë shumë gjëra te ky projekt dhe projekte të tjera. Është një ekonomi e dërguar te privati, shteti është i fuqishëm në industri të fuqishme. Po flasim për një port dhe di që lufta e madhe në botë që janë pika strategjike janë rrugët, portet dhe këto janë eksluzivitete ku Kina është pronare e tyre.

Ekonomia nuk është vetëm unë bëj pallate, nuk është xhirim parash. Ti e ke pasurinë dhe në vend që ta zhvillosh e shkatërron dhe shkon bën një pallat atje. Pse nuk e duan njerëzit këtë para sepse ato para nuk janë në duart e tyre dhe zgjedhin të ikin. Pikë tjetër kjo është antikushtetuese, publiku nuk është fare i përfshirë dhe kjo mund të japë pasoja për dekada e dekada. Investimin duhet ta bëj shteti dhe mua me shqetëson fakti se si ka mundësi që e gjithë kjo para e taksave tona nuk investohet gjëkund por shfrytëzohet për konvensione, PPP etj etj.

Kryeministri del në TV dhe thotë se po bën mrekullira, kj është forma më degraduese duke u fshehur të vërtetat qytetarëve. Nëse në këtë Shqipëri thuhet se ka opozitë, nuk duqhet të rrinë por të dalin dhe ngrenë zërin për të gjitha këto.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy