Shqipëria me pagat më të ulëta në rajon/ Basha: Janë pasoja të taksës progresive

Shqipëria me pagat më të ulëta në rajon/ Basha: Janë pasoja të taksës progresive

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaron se renditja e shqiptarëve të fundit në rajon për pagat në sektorin publik dhe privat, është pasojë e taksës progresive dhe një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie.

Në një postim në “Facebook”, Basha premton rritje të të ardhurave të shqiptarëve duke iu lehtësuar barrën e detyrimeve dhe taksave.

“Sipas studimit më të fundit, me qeverinë e Ramës shqiptarët kanë mbetur të fundit në rajon edhe për pagat në sektorin publik dhe privat. Këto janë pasojat katastrofike të taksës progresive dhe një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie që punon vetëm për një grusht oligarkësh.

Shqiptarët meritojnë punë dhe mirëqenie dhe ne do t’i rrisim të ardhurat e tyre duke jua lehtësuar barrën e detyrimeve dhe taksave. Taksa e sheshtë prej 9% do të jetë më e ulëta në rajon prej të cilës do përfitojnë të gjithë të punësuarit dhe vetëpunësuarit në vendin tonë. -ditëmëtëmira”, shkruan kreu i PD.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy