Nika: Me 149 hidrocentrale të ndërtuara as sot pas 15 vitesh nuk jemi as të sigurtë energjikisht (VIDEO)

Nika: Me 149 hidrocentrale të ndërtuara as sot pas 15 vitesh nuk jemi as të sigurtë energjikisht (VIDEO)

Në 10 vjet janë nënshkruar 96 kontrata koncesioni për ndërtimin e HEC-eve në Shqipëri.  Një pjesë prej tyre janë ngritur në zona të mbrojtura, para ose pasi ato të shpalleshin të tilla.

Për ekspertin pranë ECO Albania, Olsi Nika, i ftuar në edicionin e lajmeve në “MCN tv”, organizatat në mbrojtje të mjedisit kanë ngritur disa herë alarmin për shkelje te ligjit duke lejuar ngritjen e tyre ne zona te mbrojtura, porse as sot me 140 hidrocentrale të ndërtuar, nuk jemi të sigurtë energjikisht.

“Janë 740, pra edhe kontratat janë gati 196, duhet kemi parasysh që boomi i licencimit të hidrocentraleve është pas vitit 2005 i bazuar në devizën politike të qeverisjes së asaj kohe, dhe sot 15 vjet më pas, një numër i konsiderueshëm i tyre janë ndërtuar duke krijuar probleme të jashtëzakonshme në komunitet që jetojnë aty dhe ndajnë këto burime ujore absolutisht duke krijuar çekuilibrimesh aspekteve të ndryshme të ekosistemeve që janë mjaft të brishta dhe patjetër pastaj duke mos arritur synimin për të cilin u nis kjo.  

Sot 15 vite pas nuk jemi as të sigurtë energjetikisht, janë gati 140 hidrocentrale që janë në prodhim energjie që nga ajo kohë të cilët ë kanën rritur prodhimin e energjisë elektrike në vend, por nuk mjafton për nevojat edhe pse gjysma tjetër të ndërtohet. Lumenjtë tanë janë lumenjtë të pellgut të Mesdheut, të cilat varen përgjithësisht nga reshjet.  

Sipas Nikës, ma gjithë ligjin e ri për Zonat e Mbrojtura, janë mbi 30 hidrocentrale që janë brenda zonave të mbrojtura.

“Ligji për zonat e mbrojtura ka qenë dhe është ndryshuar, Janë gati 39 përqind e hidrocentraleve që janë planifikuar të ndërtohen në Shqipëri, janë brenda rrjetit kombëtar të zonave të mbrojtura, nuk është rast unik Shqipëria, në rrafshin ballkanik janë mbi 49 përqind, është një panoramë e pakoordinuar mes shteteve. Jo vetëm Shqipëria në 2005, por edhe vendet e tjera përreth e kanë ndërtuar këtë koncept të prodhimit të energjisë përmes hidrocentraleve të pabazuara në një strategji e cila do të ishte rezultat i studimeve, i dijes, i njohurive i njohjes së kërkesave dhe nevojave të vendeve. Pra çfarë ndikimi mund të kishin, pra në rang makro, por është bërë i pjesshëm,

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy