Ekonomia shqiptare pësoi rënie për të dytin tremujor radhazi. Prodhimi i brendshëm bruto sipas të dhënave të INSTAT, ra me 2.52%. Shpërthimi i krizës së Covid -19 ka tkurrur prodhimin në pjesën dërrmuese të aktiviteteve ekonomike. Ndërtimi është sektori që ka pësuar goditjen më të madhe.



