Politologu Ermal Hasimja, për anulimin e tenderit për portin në Porto Romanos, e quan të drejtë qëndrimin amerikan, për mos zhvillimin e këtij projekti, duke thënë se nevojitet një port më i madh.
Duke folur për emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se presioni ndaj projektit nuk ka qenë vetëm amerikan.
Sipas tij, një nga objektivat kryesorë të politikës së jashtme amerikane është që te aleatët e vetë të ketë një lloj zhvillimi dhe sigurie, dhe në momentin që NATO-s t’i duhet infrastrukturë strategjike, të ketë mundësi t’i shfrytëzojë.
Mund të sigurojmë firmat më të mira amerikane për të asistuar rishikimin e projektit të Porto Romanos.
Mendoj se ka pasur presion jo vetëm amerikan. Në atë port mund të shkarkohet një deri në dy anije, imagjino të vihet në përdorim nga NATO.
Mendoj se nësë në interesin strategjik dhe të Shqipërisë që të kemi raporte të tilla me partnerët ndërkombëtar.
Një nga objektivat kryesorë të politikës së jashtme amerikane është që te aleatët e vetë të ketë një lloj zhvillimi dhe sigurie, në momentin që NATO-s t’i duhet infrastrukturë strategjike të ketë mundësi t’i shfrytëzojë.



