TVSH-ja në bujqësi/ Sharka: Do të ketë impakt, por ul interesin e operatorëve për të blerë tek fermerët

TVSH-ja në bujqësi/ Sharka: Do të ketë impakt, por ul interesin e operatorëve për të blerë tek fermerët

Qeveria ka parashikuar që nga janari 2026 fermeri të kompensohet me një normë prej 10% për tatimin mbi vlerën e shtuar, nga 0% që është aktualisht kjo normë tatimore.

 

Eksperti i bujqësisë Eduart Sharka tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Economy se do të ketë impakt tek fermerët, por ul interesit e operatorëve që blejnë tek bujqit pasi do duhet të rrisin çmimin tek konsumatori. 

 

Humbet konsumatori. Shteti ynë për një kg domate që shitet 50 lekë, në vend që të marrë 10 lekë TVSH merr 15 lekë. 5 lekë i merr nëpërmejt tregtarit të imputeve që ia ka marrë fermerit, 10 lekë i merr nëpërmjet hallkave tregtare që distrubuojnë produktin që shet fermeri. 

 

Nuk kemi asgjë kundër kompensimit, është i bollshëm dhe i mjaftueshëm. Do të japë impakt të jashtëzakonshëm tek fermerët, por duke e konfonduar në ligjin për TVSH-në, duke mos respektuar parimin e neutralitetit dhe proporcionalitetit e lë këtë gafë në fuqi. Dëmi tjetër që shkakton në ligjin për TVSH-në është që një operator që blen tek fermerët tanë që realizojnë 90% të produkteve në Shqipëri, nuk ka më interes ta blejë sepse në momentin që paguan 20% të tatimit mbi xhiron, jo tatim mbi vlerën që krijon atëherë atij i duhet të rrisë çmimin tek konsumatori. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy