Fondet IPARD/ Rama: Investoni për fshatin dhe familjen tuaj

Fondet IPARD/ Rama: Investoni për fshatin dhe familjen tuaj

Kryeministri Edi Rama iu bën thirrje të gjithë investitorëve në fushën e turizmit rural që të aplikojnë për të përfituar nga financimi i projekteve në fshat, përmes programit evropian IPARD.

Krahas videos, kreu i qeverisë ka ndarë edhe një link që të dërgon në faqen e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, nga ku të gjithë të interesuarit mund të bëjnë aplikimin e tyre për këto fonde.

“MIRËMËNGJES dhe me thirrjen e katërt për financimin e projekteve në fshat, përmes programit europian IPARD, për të gjithë ata që duan të investojnë në fushën e turizmit rural, ky është momenti! Klikoni në linkun www.azhbr.gov.al dhe investoni për fshatin dhe familjen tuaj. Ditë të mbarë të gjithëve”, shkruan Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy