Çollaku: Në Theth kanë të drejtë banorët. Kadastra s’mund të legalizojë gjithë ndërtimin, vetëm shtesat pa leje

Çollaku: Në Theth kanë të drejtë banorët. Kadastra s’mund të legalizojë gjithë ndërtimin, vetëm shtesat pa leje

Ish-zëvendëskryeregjistruesi i Kadastrës Flamur Çollaku për situatën e krijuar në Theth thotë se kanë të drejtë banorët dhe jo qeveria, pasi ligji ka qenë legalizim pastaj urbanizim, për shkak se qeveria i ka lejuar ndërtimet në heshtje. 

Nga studio e “MCN Economy”, ai deklaroi se nuk mund të presësh të mbarojë ndërtimi dhe ta shembësh dhe të ndërhysh në kulmin e turizmit dhe në një zonë shumë të ndjeshme si Thethi. 

Para zgjedhjeve iu tha nuk do prishen, do të hiqen gjobat. Nuk ka aksione në demokraci, në demokraci ka zbatim të ligjit. Këta hoqën parimin legalizim pastaj urbanizim, por këta hoqën parimin dhe bën urbanizim pastaj legalizim.

Këta nuk të lënë të vësh një gozhdë, si kanë kaluar kaq makina, si e furnizon një të parregullt me energji elektrike. Ti e ke quajtur të rregullt, e ke furnizuar. 

Ligji për ndërtimet ka një parim shumë të thjesht, miratim në heshtje, nëse brenda 45 ditësh nuk ke dhënë vendim, miratohet në heshtje. Kudo kanë të drejtë qytetarët, jo qeveria. Qeverinë e paguaj që të mbikëqyrë dhe të funksionojë ligji. 

Në Theth ndërtimet i kanë të lidhura me objektet e vjetra, tek toka e vetë. Nuk është “tokë e xanun”. 

Kryetari i bashkisë Shkodër ka bërë punime pa leje në Theth, ka shkuar ka mbjellë bar. A ka dokumente ku vërtetohen që është hapësirë publike, kjo do të thotë certifikatë pronësie. Këta nuk bëjnë asnjë VKM që të ketë certifikatë dhe ta transferojë pronën. 

Duke folur për “listën e zezë”  për ndërtuesit që shkelin lejet e ndërtimit, Çollaku u shpreh se në përgjithësi janë ndaluar shkeljet e pallateve. 

Në vitin 2022, 2023, 2024 kanë legalizuar gjithë pallatin, jo vetëm pjesën që ka dalë jashtë lejes, por legalizon gjithë pallatin. Këtu ka evazion fiskal se kur e bën me legalizim, iu shmangesh tarifave tatimore që ka leja. 

Duhet të japë një dokument bashkia që ta legalizojë hipoteka. Kush i ka dhënë të drejtë Kadastrës të legalizojë ndërtimin me leje, Kadastra duhet të legalizojë vetëm ndërtimin informal, që ka dalë jashtë lejes. 

Një qytetar është gjobitur 2.5 milionë lekë për një gardh. Vepra penale nëse është kryer në 2006, nuk mund ta ekzekutosh në 2025. Është parashkruar. Të gjitha procesverbalet janë me shkelje. Dhe në Tiranë, nuk janë hapësira publike, të gjitha janë me kosto, me projekte, tani i thotë hiq tendën dhe lë tavolinën. 

Pse problemin tenda e ka prishur. Kjo është një tekë e Kryeministrit, që unë bëj çdo gjë. 

Është krijuar një listë ndërtuesish që kanë mundësi të bëjnë parapagimin dhe nuk i kontrollojnë ndërtuesit që të mbajnë përgjegjësi për cilësinë e ndërtimit. Edhe kolaudimet nuk i bën bashkia, i bëjnë kompanitë. 

Ndërsa legalizimet janë bërë në mënyrë selektive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy