Fasha 800 KW/ Tomorri: ERE është kthyer në noter të Ramës, vendimi do të ketë pasoja

Fasha 800 KW/ Tomorri: ERE është kthyer në noter të Ramës, vendimi do të ketë pasoja

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, thotë se vënia në zbatim e faturimin me tjetër çmim për konsumin mbi 800 KW do të vështirësojë punën për OSHEE, por do të komplikojë edhe marrëdhënien me konsumatorët. Në studion e lajmeve, Tomorri tha se kalimi i këtij kufiri do të bëhet shkak për mospagesa dhe vjedhje të energjisë, elementë që sipas tij qeveria duhej t’i kishte marrë në konsideratë para se të merrte vendimin.    

Nuk besoj se 80 milionë euro do mjaftonin që ta nxirrnin Shqipërinë nga situata e energjisë elektrike apo t’u jepnin fund halleve të ERE. Qeveria është e vendosur për të vazhduar me planin e saj. Kjo ka efekte jo vetëm për familjet që kalojnë këtë fashë, por edhe krahun menaxherial të energjisë. Vendosja e dy fashave do ta bëjë më të vështirë menaxhimin nga OSHE, do krijohen probleme nëse do vijë faturisti në momentin e caktuar apo jo, mjafton të vijë dy ditë më vonë dhe çmimi kërcen. Nëse kalohet pragu mund të nxiten mospagesat, humbjet e energjisë dhe do t’i bëjë më të vështira arkëtimet. Të gjitha këto efekte negative, qeveria duhet t’i merrte parasysh para se ta vendoste.

Lidhur me vendimin e sotëm të ERE, Tomorri tha se ky ent është kthyer në një noter të vendimeve të kryeministrit.

Historia është pak qesharake se si po zhvillohet. Ajo që ndodhi në tetor dëshmoi se ne kemi një ent rregullator që duhet të jetë i pavarur, por është një institucion qesharak që noterizon vendimet e qeverisë.

Nuk e di çfarë do të bëjë kryeministri deri ditën e fundit, do ta lejojë ERE ta aplikojë fashën apo do të dalë sërish ta anulojë. Ajo që dimë është që kemi një sektor në krizë dhe shqiptarët po detyrohen të paguajnë një faturë të jashtëzakonshme. Nëse sheh KESH apo kompanitë e tjera, niveli i humbjeve është ulur në mënyrë të papërfillshme.  

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy