Ahmetaj: Luftë ndaj abuzimeve me shitjen e duhanit

Ahmetaj: Luftë ndaj abuzimeve me shitjen e duhanit

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Kompania Phillip Morris International nënshkruan sot Memorandumin e Mirëkuptimit në kuadër të luftës kundër tregtisë së paligjshme të duhanit.

Kjo Marrëveshje ngre  një kuadër të gjerë bashkëpunimi në luftën kundër tregtisë së paligjshme dhe minimizon pengesat që hasin operatorët e ligjshëm.

Ky kuadër bashkëpunimi përfshin shkëmbimin e praktikave më të mira, trajnime për oficerët doganorë për njohjen e cigareve kontrabandë, shkëmbimin e informacionit të mbledhur përmes monitorimit të tregut si dhe fushata vetëdijësimi të publikut të gjerë rreth këtij fenomeni me pasoja të rënda sociale dhe ekonomike.

I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit, Ministri i Financave Arben Ahmetaj theksoi se “Lufta kundër tregtisë së paligjshme e informalitetit dhe duhani, si një nga industritë që është prekur vazhdimisht nga ky fenomen, ka pasur nga ana e qeverisë një fokus të veçantë”.

Sipas tij, vetëm në dy vitet e fundit janë zhvilluar një numër i madh aksionesh, sidomos për mallrat e akcizës që rezultuan në mbylljen e disa fabrikave ilegale, sekuestrimin e sasive të konsiderueshme të duhanit dhe në ndërprerjen e zinxhirëve ilegal të prodhimit dhe furnizimit me këto produkte”.

Kreu i Finanacve u shpreh se, krahas kësaj, po implementohen politika fiskale të përgjegjshme qe po japin rezultat, ne mbledhjen e të ardhurave nga duhani dhe produktet e tij, të cilat u rriten me 17%.  Por edhe në deklarimin e importit të cigareve, me rreth 500 ton më shumë, se viti i kaluar” – theksoi Ministri i cili inkurajoi bashkëpunimin qeveri-sipërmarrje për avancimin e luftës kundër paligjshmërisë në ekonomi.

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Belinda Ikonomi vuri ne dukje se Administrata Doganore prej kohësh është e angazhuar në monitorimin e situatës për këtë fenomen.

“Inkurajoj cilindo operator të bashkëpunojmë dhe të ndërtojmë së bashku një partneritet të tillë, në luftën ndaj paligjshmërisë dhe për të mbështetur konkurrencën e lirë e të ndershme”-tha Ikonomi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy