Sejko: Pasojat ekonomike nga pandemia të dukshme

Sejko: Pasojat ekonomike nga pandemia të dukshme

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, në një konferencë për mediat, deklaroi se vitin e kaluar, shkalla e papunësisë u rrit me 11.8 përqind.

Sejko thekson se pasojat ekonomike nga pandemia janë të dukshme, duke shtuar se projeksionet për të ardhmen mbeten pozitive.

Perspektiva e zhvillimit ka ardhur drejt zhvillimit gjatë muajve të fundit. Shqipëria ka qëndrueshmëri financiare. Ritmi i rimëkëmbjes ekonomike u përshpejtua. Norma e inflacionit ka qenë më i ulët nga se e prisnim. Ekonomia po vazhdon që të gjallërohet. Shkalla e papunësisë u rrit gjatë vitit të shkuar me 11.8 për qind.

Pasojat ekonomike të pandemisë të dukshme. Kursi i këmbimit shfaqet i qëndrueshëm. Projeksionet për të ardhmen mbeten pozitive. Synohet që të kthehet inflacioni në objektiv brenda vitit 2022. Norma bazë e interesit mbetet 0.5 për qind. Banka e Shqipërisë parashikon për këtë vit një rritje më pozitive nga se e kishim parashikuar fillimisht”, u shpreh ai.

Sejko tha po ashtu se këtë vit parashikohet një rritje ekonomike mbi 5.3%, që është më i lartë se parashikimi i mëparshëm prej 4.9%.

"Tremujori i parë i këtij viti ka pasur gjallërim të ekonomisë edhe pse të dhënat janë indirekte. Sektori bankar ka financuar edhe bizneset dhe familjet. Në muajin mars treguesi i kredive me probleme zbriti nën 8% duke regjistruar nivelin më të ulët që nga viti 2009. Rritja ekonomike do të jetë mbi 5.3% është parashikim më i lartë se parashikimi i mëparshëm që ishte 4.9%", shtoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy