Sigurim i detyrueshëm nga fatkeqësitë/ Rabeta: Duhet formulë e balancuar mes shtetit dhe privatit

Sigurim i detyrueshëm nga fatkeqësitë/ Rabeta: Duhet formulë e balancuar mes shtetit dhe privatit

Gazetari Lorenc Rabeta për sigurimin e detyrueshëm të ndërtimeve në rastin e fatkeqësive natyrore, thotë se duhet një formulë e balancuar mes shtetit dhe privatit.

Ai deklaroi për “MCN Economy”, se është një fluks i madh parash që mblidhen dhe nuk i duhen lënë në dorë të gjitha qeverisë.

Sipas tij, kompanitë private mund të bëjnë shumë mirë agjentin e mbledhjes dhe shpërndarjes. 

Tek sigurimet nuk kemi zë tërmetet, por fatkeqësitë natyrore. Kryeministri foli për një ligj gjithëpërfshirës për fatkeqësitë natyrore. 

Janë shumë para që mblidhen, ia bëjnë me sy çdo qeverie. Nuk ka dalë ende një shifër nga qeveria, për një prim sigurimi. 

Por sado i vogël të jetë ai prim, qeveria do i gëzohet një fluksi të jashtëzakonshëm parash. 

Shteti mori rreth 1.3 miliardë grante apo ndihma nga faktori ndërkombëtar në momentin e tërmetit, por unë nuk shoh ende banesat e përfunduara përmes atij fondi.

Unë kam probleme me ato kompani që fituan tenderat për rindërtimit, të cilat përmes kontratave të nënkontraktimit ia kaluan kompanive të tjera. 

Këtij shteti nuk mund t’i lëmë kaq shumë para në duar. 

Duhet gjetur një formulë bashkëpunimi, kemi një model bashkëpunimi mes shtetit dhe kompanive private.

Kompanitë private mund të bëjnë shumë mirë agjentin e mbledhjes dhe shpërndarjes.

Një formulë e tillë e balancuar do të ishte një zgjidhje e duhur.

Por unë në asnjë mënyrë nuk do ia lija shtetit, se pamë që një pjesë e mirë e fondeve të tërmetit nuk arritën aty ku duhet të shkonin. 

Paratë do të jenë në buxhetin e shtetit, ndërsa kompanitë do të bëjnë rolin e agjentit. 

Duhet fond shtetëror sepse kompanitë private nuk mbulojnë gjithçka. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy