QKB: Regjistrimet e bizneseve të reja rriten me 7.5% në gjashtëmujorin e parë të 2026

QKB: Regjistrimet e bizneseve të reja rriten me 7.5% në gjashtëmujorin e parë të 2026

Qendra Kombëtare e Biznesit ka publikuar treguesit statistikorë për periudhën janar-qershor 2026, të cilët pasqyrojnë një ecuri pozitive të regjistrimeve të bizneseve dhe aktivitetit ekonomik në vend. 

 

Sipas raportit, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit janë regjistruar 11,567 subjekte të reja, ose 806 më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke shënuar një rritje prej 7.5%. 

 

Pjesën më të madhe të regjistrimeve e zënë personat fizikë, me 8,757 subjekte ose 75.7% të totalit, ndërsa janë regjistruar edhe 2,775 Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (SHPK). 

 

QKB thekson se subjektet me kapital 100% shqiptar mbeten mbizotëruese, por bie në sy rritja e bizneseve me kapital tërësisht të huaj. 

 

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 1,240 subjekte me kapital 100% të huaj, ose 35.7% më shumë se një vit më parë, tregues që reflekton rritjen e interesit të investitorëve të huaj për tregun shqiptar. 

Qarku i Tiranës kryeson me 6,039 regjistrime, ose 52.2% të totalit, i ndjekur nga Vlora me 1,347 dhe Durrësi me 1,310 regjistrime. Rritje janë evidentuar edhe në qarqet Lezhë, Shkodër, Dibër dhe Kukës. 

Në aspektin e aktivitetit ekonomik, tregtia me shumicë dhe pakicë mbetet sektori më i preferuar për hapjen e bizneseve të reja, ndërsa rritje të forta janë shënuar edhe në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe atë të transportit e magazinimit. 

 

Gjithashtu, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 u regjistruan 897 licenca dhe 124 leje, me një rritje prej 6.9% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa në Regjistrin e Pronarëve Përfitues u regjistruan 2,813 subjekte, ose 7.1% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy