Hipotekat e bankave, kriza që pason nga shitja (VIDEO)

Hipotekat e bankave, kriza që pason nga shitja (VIDEO)

Banka e Shqipërisë raporton se ekzekutimi i kolateralit nga kreditë e këqija ka bërë që sistemi bankar në Shqipëri të administrojë një portofol të konsiderueshëm me prona, që kap vlerën e 250 milionë dollarëve. Por, rreziku i lidhur me “ekzekutimin e kolateraleve” identifikohet edhe si rreziku më i rëndësishëm aktual edhe nga rezultatet më të fundit të vrojtimit të “Perceptimit të rrezikut sistemik nga industria bankare”.  Por, nga pikëpamja e stabilitetit financiar është e rëndësishme të vlerësohet ndikimi që ka mbajtja në bilanc e këtyre kolateraleve, kjo, pasi një rënie e çmimit pronave - gjatë periudhës së mbajtjes në bilanc – zvogëlon jo vetëm vlerën e aktivit në bilanc, por edhe të ardhurat që mund të realizohen nga shitja e kolateraleve.

Njëkohësisht, një shitje në masë e këtyre kolateraleve nga ana e bankave mund të ushtrojë presion për rënien e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme. Kjo e fundit ndikon jo vetëm mbi të ardhurat e bankës, por edhe mbi vlerën e pasurive të paluajtshme të pranuara si burim dytësor garancie gjatë procesit kredidhënës, me pasoja në cilësinë e portofolit të kredisë dhe kapitalizimin e sektorit.

Në vendin tonë deri 10 vite më parë, vlerat e pronave të marra në pronësi nga bankat ishin të papërfillshme, ndërsa 5 vitet e fundit, kur kreditë e këqija u rritën, portofoli i këtyre pronave u rrit, duke shënuar në fund të vitit 2017 rreth 2.1% të totalit të aktivit të sektorit bankar dhe 21.3% të kapitalit rregullator. Sipas Bankës Qendrore, një skenar për një shitje të menjëhershme të këtyre pronave, do t’i shkaktojë sektorit humbje gjatë dy viteve në vijim, që përllogariten nga 30% deri në 70% të vlerës me të cilën mbahen në bilanc.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy