Eksperti i ekonomisë Pano Soko deklaron se shifra se vetëm 14% e shqiptarëve janë në gjendje të heqin para mënjanë, tregon se jemi vend i botës së tretë.
Ai tha se një shifër e tillë tregon se ligji nuk funksionon, shteti nuk funksionin, por funksion pushteti.
Kjo do të thotë se 86% e shqiptarëve marrin të ardhura mjaftueshëm për të konsumuar. Por dhe ky 86% nuk është i njëtrajtshëm, ke ata që janë për mbijetesë, ke ata që nuk kapin dot minimumin jetik diku te 230 euro për person dhe deri tek familjet që marrin paga të mira por që për shkak të kostove të larta të jetesës dhe stilit të tyre, nuk arrijnë dot të kursejnë. 14% ka kaq shumë para, sa që arrin të ekuivalentojë peshën e 86%.
Ti ke kaq shumë sa më nxjerr dhe mua të dukem mirë. Ky është tregues i vendeve të botës së tretë dhe të gjitha këto tipare tregon që ne jemi vend i botës së tretë, ku ligji nuk funksionon, shteti nuk funksionon, funksionon pushteti. Ligji është i pabarabartë, ndryshe mbi një qytetar të thjeshtë, ndryshe mbi një qytetar.
Kur vjen puna te mënyra si shpërndahen të ardhurat për frymë, kupton se kemi të bëjmë me një shoqëri ku pabarazia në të ardhura tregon se korrupsioni është i lartë dhe paraja e pistë është e lartë në shoqëri. Ka një deformim tregu, i cili vjen nga mosfunksionimi i ligjit, i cili diku shtrenjton naftën, orizin etj. Është kostoja e mosfunksionimit të shtetit brenda në çmim.
Duke folur për emisionin “MCN Economy” lidhur me të ardhurat për frymë në Shqipëri sa 23.7% e mesatares së Bashkimit Europian, deklaroi se ka deformim tregu, nivel të lartë korrupsioni dhe para të pistë në qarkullim.
Këto të dhëna janë me hatër, se kemi kurs të shtrembëruar këmbimi, i cili na e shton. PBB yni i konvertuar në monedha të huaja, për shkak të mbivlerësimit që ka leku sot, del më i lartë. Nëse e korrektojmë për këtë, nuk del më tepër.
Këto të ardhura që ke me fuqinë blerëse që realizon, bien menjëherë, se nëse ka një gjë që vjen nga paraja jo e pastër, është se ajo që nuk vjen nga ekonomia e pastër, është pabarazia. Ajo që vjen nga renditja e të ardhurave për frymë, kur shikon mospërputhje mes të pasurve shumë të pasur dhe të varfërve shumë të varfër, është pabarazi.
Kur vjen puna te mënyra si shpërndahen të ardhurat për frymë, kupton se kemi të bëjmë me një shoqëri ku pabarazia në të ardhura tregon se korrupsioni është i lartë dhe paraja e pistë është e lartë në shoqëri. Ka një deformim tregu, i cili vjen nga mosfunksionimi i ligjit, i cili diku shtrenjton naftën, orizin etj. Është kostoja e mosfunksionimit të shtetit brenda në çmim.



