Meta: TAP mund të realizohej edhe pa kaluar nëpër Shqipëri

Meta: TAP mund të realizohej edhe pa kaluar nëpër Shqipëri

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ishte sot në qytetin e Çorovodës ku inspektoi punimet për rikualifikimin urban të Bashkisë, një investim i Fondit të Zhvillimit të Rajoneve si dhe i “Fondacionit Besa”. Meta mori pjesë dhe në përurimin e një ure dhe në rikonstruksionin e disa rrugëve të ndërtuara falë projektit TAP të cilat do të rrisin më tej komunikimin dhe do t’u vijnë në ndihmë qytetarëve të kësaj zone.

Më pas, Kryetari i Kuvendit vizitoi panairin e produkteve ushqimore të Skraparit, të kthyer tashmë në një event tradicional. Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë hapëse të këtij aktiviteti, Meta shprehu bindjen se me politikat e institucioneve shtetërore dhe të punës së vetë fermerëve, produktet e zonës do të arrijnë që të sigurojnë tregje të reja.

Kryetari i Kuvendit u ndal dhe në projektin TAP, zbatimi i të cilit ka dhënë një impakt tepër të madh edhe në zonat ku ai kalon, siç është Skrapari.
“Që nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në 1912-n e deri më sot, përfshirja e vendit tonë në projektin TAP është një nga arritjet më të mëdha historike, sepse i jep fund përjashtimit të Shqipërisë nga hartat energjetike të Europës. Përfshirja në projektin TAP e vendos Shqipërinë si një qendër shumë e rëndësishme e këtyre lidhjeve të cilat kanë impakte kontinentale. E theksoj këtë, sepse projekti TAP mund të realizohej edhe pa kaluar përmes Shqipërisë. Është bërë një përpjekje e madhe që Shqipëria të përfshihej në këtë projekt. Tani që sapo ka filluar, kur ende duhet një punë e madhe për ta përfunduar këtë projekt, po e kuptoni se ky projekt po ndihmon për të ndryshuar për mirë edhe jetën e komunitetit tuaj këtu dhe kudo ku TAP-i po kalon nëpër Shqipëri”, tha Meta.

Kryetari Meta theksoi se falë këtij projekti po realizohen shumë investime për të cilat çdo qeveri do ta kishte të vështirë që t’i bënte në Skrapar, pasi nuk është e lehtë të bësh investime publike sidomos në zona të thella dhe të vështira ku kosto e këtyre investime është mjaft e lartë dhe ku numri i banorëve është relativisht i ulët. “ TAP do të ndihmojë këto projekte edhe në të gjithë bashkitë dhe rrethet e tjera ku po kalon dhe do të kalojë nëpër Shqipëri”, tha Meta.

Duke vlerësuar projektin TAP si një mundësi e shkëlqyer për rritjen e punësimit dhe të ekonomisë, Meta garantoi se projekte të tjera të rëndësishme kanë filluar për ta kthyer Skraparin edhe në një nga zonat më të frekuentuara nga turistët.

Meta vlerësoi gjithashtu angazhimin dhe përpjekjet e vazhdueshme të Kryetarit të Bashkisë, Nesim Spahiu për implementimin e projekteve të ndryshme me qëllim rritjen e mirëqenies.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy