Renditja e FMN/ Teliti: Kemi keqpërdorim të fondeve publike

Renditja e FMN/ Teliti: Kemi keqpërdorim të fondeve publike

Renditjen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar të Shqipërisë në fund të listës për shpenzimet publike, eksperti i ekonomisë në PD, Dorian Teliti e sheh të lidhur me keqpërdorimin e buxhetit.

Ai tha për “MCN Economy” se mënyra si merren paratë në Shqipëri është konstatuar si jo e drejtë dhe mënyra si shpenzohen paratë, akoma më e padrejtë.

Teliti foli për keqpërdorim të fondeve publike dhe se garat për fondet publike në Shqipëri janë të paracaktuara, për qëllime politike dhe jo me qëllim zhvillimin e vendit.

Ndër të tjera shtoi se disa zëra në ekonomi marrin shumë para dhe disa të tjera marrin shumë më pak nga sa iu nevojiten. 

Detyra e çdo shteti është që të ofrojë mirëqenien për qytetarët me ato mundësi që ka. Mënyra si merren paratë në Shqipëri është konstatuar si mënyra jo e drejtë, mënyra si shpenzohen paratë, akoma më e padrejtë.

A kemi ne një përdorim të duhur të instrumentit fiskalo-buxhetor? Fatkeqësisht nuk e kemi. Në raportin e FMN janë dhënë arsyet reale pse janë dhënë klasifikimet e Shqipërisë në fund. 

Kur vjen puna te marrja e parave dhe sidomos shpenzimi i tyre që nuk shpenzohet në ato sektorë që ka nevojë ekonomia. 

Si shpenzohen paratë publike? Marrim raportin e DASH, paratë jepen me koncensione pa garë. Garat për fondet publike në Shqipëri janë të paracaktuara, për qëllime politike dhe jo për zhvillimin e vendit. 

Kemi një menaxhim jo të duhur të ekonomisë, kemi dy sektorë kryesorë turizmi, që këtë vite shënoi një rënie, humbi atë shkëlqimin dhe bujqësia. 

Kemi rënie 35-40% të konsumit në turizëm dhe kjo gjë shkakton kosto për ekonominë tonë, konsumohet infrastruktura jonë.
Kemi keqpërdorim të parasë publike, me shtimin e administratës në raport me 12 vite më parë, në një kohë që duhet të ishte shumë më pak në numër, për shkak të shtimit të përdorimit të teknologjisë. 

Janë miliarda që keqpërdoren në shtet. Ne sot flasim për mjekë që mungojnë, për shkolla që mbyllen, edhe prej mungesës së mësuesve por edhe largimet. 

Është detyra e qeverisjes që qendrat sekondare të rijetëzohen. Buxheti i bashkisë Tiranë, ka zero transparencë. 

Paratë për pagat në bashkinë Tiranë, deri në tetë mujorin e parë janë realizuar mbi 90%, ndërsa për investimet dhe shpenzimet publike janë realizuar vetëm ¼. 

Në tetë muaj Bashkia Tiranë ka dedikuar zero lekë për të hapur kanale për ujitje për fermerët e Tiranës.

Fakti që 30-35% e buxhetit shpenzohet muajin e fundit të vitit, tregon mungesë efiçence. Si ka mundësi që rrugët në botë kushtojnë më lirë se këtu? Është çështje abuzimesh. 

Nuk ka zëra në Shqipëri që nuk marrin financim, por a marrin financimin e duhur? Disa zëra marrin shumë para dhe disa të tjera marrin shumë më pak nga sa i nevojiten. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy