Rriten përsëri çmimet e siguracioneve për makinat

Rriten përsëri çmimet e siguracioneve për makinat

Çmimet e siguracioneve për automjetet i janë rikthyer rritjes.

Në tregun vendas, tarifa minimale aktualisht është 16.000 mije lekë, nga 11 mijë që ishte për afro një javë.

Luhatjet në këtë treg, që janë të shpeshta, në shumë raste nuk kanë argument ekonomik, ndërsa kompanitë kanë refuzuar të japin shpjegime.

Ky ndryshim në tregun e sigurimeve erdhi pasi Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si dhe Drejtoria e Tatimeve nënshkruan një memorandum bashkëpunimi.

Kjo do të thotë që dy institucionet do të kryejnë inspektime të përbashkëta, lidhur me veprimtarinë financiare të kompanive të sigurimit

Sipas njoftimit për shtyp të AMF, inspektimet do të fokusohen në kryerjen e shpenzimeve nga ana e kompanive, si dhe në policat e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit.

Gjatë kohës kur policat e sigurimit pësuan një rënie të çmimit me 30 %, fenomeni që u konstatua në treg ishte se pavarësisht se e shkruanin primin normal, kompanitë aplikonin në mënyrë informale uljen, duke ngritur pikëpyetje mbi këtë veprim./Vizion Plus


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy